Greqia e Turqia nuk largojnë diplomatët rusë

437
fresco

Shtete nga shumë vende të botës kanë dëbuar diplomatët rus nga vendet e tyre për shkak të rastit Skripal ku ata akuzohen se kanë përdorur helm Novichok kundër tij dhe vajzës së tij.

Teksa shumë shtete u janë përgjigjur thirrjes së SHBA dhe Britanisë për të dëbuar diplomatët rus, 2 vende të NATO-s, Turqi, Qipro, deri më tani janë shprehur se nuk do t’i dëbojnë diplomatët rus teksa Greqia akoma nuk është prononcuar.

Turqia nuk po konsideron asnjë lëvizje kundër Rusisë mbi rastin e helmimit Skripal, ka konfirmuar kryeministri Bekir Bozdag. “Marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë dhe Rusisë janë në një nivel të mirë. Aktualisht nuk po marrim parasysh vendime të tilla kundër Rusisë,” tha ai të hënën, cituar nga Daily Sabah.

Rusia mohon të ketë ndonjë përfshirje në sulmin dhe ka ofruar bashkëpunimin e saj të plotë në hetim. Pavarësisht akuzave perëndimore, nuk është paraqitur asnjë provë se Moska ka luajtur ndonjë rol në këtë incident.

Comments