Pas deklaratës së bujshme të ish-ministrit grek të financave, se shqiptarët e Maqedonisë mund të krijojnë Shqipërinë e madhe, një grup të rinjsh nga Tetova kanë ndërmarrë një hap të bujshëm.
Sikur mos të mjaftonin tensionet mbi zyrtarizimin e gjuhës shqipe, mbrëmjen e sotme ata i kanë vënë flakën flamurit maqedonas.
Në një prononcim për redaksinë e JOQ.al ata kanë deklaruar se Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar është mobilizuar për tashmë për t’ju përgjigjur të gjitha provokimeve të maqedonasve.
Sipas tyre djegia e flamurit maqedonas është vetëm hapi i parë drejt një lëvizje të madhe për bashkimin e trojeve shqiptare.
Theksojmë se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ose LSHB është e njohur dhe e liçensuar nga Rep. e Shqipërisë si një lëvizje mbarëkombëtare patriotike.
Të pyetur nga JOQ.al, ata shprehen se:
Përshëndetje! Pak minuta më parë, veprimtarët e dogjën flamurin e pushtuesit sllavomaqedonas në Tetovën e Shqipërisë.
Siç e dini, sllavomaqedonasit po ndërmarrin akte të tilla, kundër shqiptarëve. Dhe ne jemi mobilizuar duke u kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë.
Në ditët në vijim do të jemi mjaft aktiv në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Kryesisht aktiviteti jonë filloi në 2016, ku larguan nga kalaja e Himarës, flamurin grek dhe ndërmorëm aksionin për prishjen e toponimeve greqisht, po në jug të Shqipërisë.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka qëllim përfundimtar zgjidhjen tërësore të çështjes kombëtare shqiptare, e cila angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar