Vetëdorëzohet Nikola Mitrovski në burgun e Shuto Orizares, sulmuesi i Kuvendit

396
fresco

Nikola Mitrovski i njohur me nofkën Kolo, i cili ishte i padisponueshëm për prokurorinë, sonte është dorëzuar vet në burgun e Shuto Orizares. Kolo është i akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 Prill, ku mbetën të plagosur disa deputetë më rëndë Ziadin Sela, njofto TetovaSot.

Ministria e Brendshme e kërkonte Kolon me urdhër arrest, së bashku me tre persona të tjerë të akuzuar për ngjarjet e vitit të kaluar në Kuvend më 27 Prill.

Ai akuzohet për kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese sipas nenit 313 të Kodit Penal.

Emri i tij në media u përmend si një nga personat që i lejoi të iknin Goran Grujovski dhe Nikolla Boskoskin.

Sipas ueb faqes së internetit të MPB-së për urdhër arreste, ende janë dispoziocin për policinë Dejan Davidovski, Aleksandar Vasilevski dhe Mitre Petropovski.

Comments