Një skandal po tronditë Maqedoninë, përmbaruesja Monika Muca nga Dibra, një qytetari që ka pasur një borxh të faturës prej vetëm 1 denarë, që nuk mund të blihet as edhe një camcakës, përmes ligjit për pëmabrim ka vendosur që të qytetarit tia bllokoj xhirrollogarin bankare dhe ti mer 12.439 denar, apo mbi 200 euro raporton portali, Amerika-RADIO.
Qytetari, Kërste Serafimov mësohet se nuk e ka paguar një faturë prej 1 denarësh nga kompania ENERXHI GRUP që ofron ngrohje qëndrore për 50.000 banesa në Shkup.
Enerxhi Grup firma mësohet se është e afërt me Sasho Mijallkov, të gjitha shërbimet e përmbarimit ia ka besuar përmbarueses, Monika Muca.
Ndryshe, Monika Muca është nga Dibra dhe kë zyrë përmbarimi në qytetin e Shkupit.
Ajo një kohë të gjjatë ka punuar si nëpunëse shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në kohën kur ishte ministër Adnan Jashari, ajo ishte zëdhënëse e tij.
Ky veprim i përmbarueses Monika Muca dhe përmbaruesve tjerë ka nxitur revolt të madhe tek qytetarët në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë urgjentisht kryeministri, Zoran Zaev të merr masa ndaj përmbaruesve, të cilët sic thonë ata, janë “plackitësit” më të mëdhenj të popullit, pasi për 1 denar borxhë, merren 200 euro.


