Takaj reagon pas dënimit të tmerrshëm nga UEFA: Dihej që ky do të ishte vendimi, por…

489

Vendimi për ndëshkimin e rëndë të Skënderbeut është marrë më 21 mars dhe sot SYRI.net dha i pari lajmin për pezullimin 10-vjeçar dhe gjobën 1 milion euro për klubin korçar.

Menjëherë pasi SYRI.net publikoi lajmin e rëndë për klubin korçar, mediat në vendin tonë janë përpjekur të mësojnë reagimin e presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Numri 1 i klubit korçar ka folur shkurtimisht për “Panorama Sport”, duke thënë: “Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsit këtë sezon”.

Comments