Rast i rrallë në Sllatinë : Ja sa i ka ardhë fatura e rrymës një banori

636

Në momentin kur qytetarët vuajnë nga ankthi për faturat e larta të energjisë elektrike që shpesh kapin shifra marramendëse dhe që rëndojnë ekonominë edhe ashtu të rënduar, kësaj rradhe ka ndodhur një fenomen i vecantë ku letra kushton më shumë se fatura shkruan Faktiditor.ch duke e dokumentuar këtë edhe përmes një fotoje .Një banori të Sllatinës i ka ardhë një faturë e “çmendur” nga EVN që kap shumën vetëm 13 denarë .
Personi që nuk bëri të ditur identitetin tha se kjo e ka habitur jo vetëm atë por edhe gjithë të tjerët që e kanë parë atë dhe në një mënyrë duket më shumë se e habitshme një faturë e tillë që sipas tij nuk besohet se është dikush tjetër deri tani me vetëm 13 denarë faturë./Faktiditor.ch/

Comments