Familjarët e turqve të deportuar priten në Zyrën e Kryeministrit

393
fresco

Avni Arifi, shefi i Stafit të kryeministrit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim familjarët e gjashtë shtetasve turq të deportuar të enjten nga Kosova.

“Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pas paqartësive të krijuara dhe mosinformimit në kohë të duhur lidhur me këto zhvillime, në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese sot ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke liruar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, tha z.Arifi.

Bëhet e ditur se gjatë takimit familjarët u informuan për gjithë këtë situatë të krijuar dhe morën zotimin se do të sqarohen të gjitha të panjohurat lidhur me këtë rast, transmeton Klan Kosova.

Para këtij takimi, famlijarëte gjashtë turqve të deportuar kanë protestuar para objektit të ekzekutivit, njofton Klan Kosova

Comments