Ekskluzive: Policia e Kosovës po përgaditë të merr aksion në Ambasadën e Turqisë në Kosovë

490
fresco

Pretendimet e familjarëve dhe avokatëve të 6 turqve të arrestuar dje në Kosovë se disa prej tyre janë brenda në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, po merret si pretekst që Policia e Kosovës, ta merr një aksion për tu futur brenda saj që të shiqohet nëse me të vërtetë ata janë brenda, raporton Gazeta NewBorn.

Burime të Gazetës NewBorn të afërta me familjarët e turqve të arrestuar dhe avokatëve të tyre mëson, se Policia e Kosovës, pritet të merrr një aksion brenda ambasadës për ta vërtetuar nëse me të vërtetë disa prej turqve të arrestuar dje janë brenda amabsadës turke.

Shumë familjarë dhe nxënës të 6 turqve të arrestuar janë mbledhur para Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Në çdo moment mund të pritet edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Gazeta NewBorn, do iu mbajë të informuar me këto zhvillime…

Comments