BDI, nis diskutimi rreth ndërtimit të strategjisë në dy dekadat e ardhshme

520

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka vijuar vazhdimin e tretë të mbledhjes së kryesisë së filluar më 16 mars 2018 ku u diskuta rreth realizimit të programit nga ana e pushtetit ekzekutiv qëndror si dhe rreth aktualiteteve politike, njofton Medial.mk.

Në mbledhje, Ahmeti njoftoi udhëheqësinë e partisë rreth bisedimeve me partnerin e koalicionit në lidhje me zgjërimin e shumicës parlamentare si dhe çështjes së emrit, ndërsa foli edhe për ligjin për përdorimin e gjuhës.

Anëtarët e Kryesisë shqyrtuan në detaje rrjedhën e zbatimit të programit dhe mbyllën pjesën e raportimit të ministrave, zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëtor para kryesisë partiake.

Mbledhja e Kryesisë do të vazhdojë të premten e ardhshme, më 13 prill, me fillim në ora 14:00 në selinë e partisë në Tetovë ku do të nis diskutimi i gjërë rreth ndërtimit të strategjisë për BDI-në në dy dekadat para nesh.

Comments