“Haradinaj nuk guxon t’i shkarkojë”, Erdogan konfirmon shtetin paralel të Thaçit dhe Pacollit në Kosovë

441
fresco

Veprimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës si edhe AKI-së gjatë rrëmbimit të mësuesve turq nga shërbimet sekrete të Turqisë duket të jetë mirëfillti punë e një shteti paralel brenda shtetit të Kosovës.

Një fakt i tillë është konfirmuar sëfundmi edhe nga vetë Presidenti Erdogan, i cili kërcënoi hapur Kryeministrin Haradinaj se përse i shkarkoi Flamur Sefajn dhe Driton Gashin, pasi këta të fundit iu përgjigjen urdhrit të ardhur nga Ankaraja për rrëmbimin e mësuesve.

Të dyja këto struktura vepruan pa vënë në dijeni kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke qenë nën mbikëqyrjen e Thaçit për AKI-në dhe Behgjet Pacollit për Policinë e Kosovës.

Pak minuta më parë, Erdogan i mori në mbrojtje dy argatët e tij në qeverinë e Kosovës duke thënë se Haradinaj nuk guxon t’i shkarkojë ata.

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”., tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn.

Comments