Manchester City fiton në udhëtim te Evertoni

399
fresco

Manchester City ka arritur të triumfojë në udhëtim kundër Evertoni duke e bërë edhe një hap pranë shpalljes kampion para kohe në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës kreu punë qysh në pjesë të parë, kur shënoi tri herë në portën e portierit vendas. Ishin Leroy Sane, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling që shënuan në minutat 4’, 12’ dhe 37’, raporton Express.

E tëra që Evertoni ia doli të bënte në këtë ndeshje ishte goli i nderit i realizuar nga Bolaise në minutën e 63-të.

City tani ka 84 pikë në vendin e parë, plot 16 më shumë se Manchester United, skuadër me të cilën takohet javën e ardhshme.

Ndërkohë, Evertoni gjendet në pozitën e 9-të me 40 pikë.

https://cf-e2.streamablevideo.com/video/mp4/bp5ih.mp4?token=1522521145-5KF8ghpxACz7E4zwOLwG4RK8SLEheuiCYFayhFptzHc%3D

Comments