Juventus fitore bindëse ndaj Milanit (VIDEO)

573
fresco

Bianconerët në vendin e parë, duke thelluar epërsinë ndaj Napolit Juventusi ka shënua fitore ndaj Milanit me rezultat 3 me 1 në derbin e javës së 30-të në Serie A.

Goli i parë erdhi në minutën e tetë nga Paolo Dybala, pas asisitimit të Miralem Pijanic. Ndërsa në minutën e 20-të Milani barazoi rezultatin me anë të Leonardo Bonucci i cili shënoi me kokë.

Rezultat i barabartë ishte deri në minutën e 79-të , kur Juan Cuadro kaloi në epërsi Juventusin duke shënuar golin e dytë me asisitm të Sami Khediras, e në minutën e 87-të skuadra e Massimilano Agillerit thelloi edhe më shumë epërsinë me golin e Khediras duke dërguar rezultatin në 3 me 1 për Bianconerët.

Me këtë fitore Juventus renditët në pozitën e parë me 78 pikë, me katër pikë më shumë se Napoli i cili është në vendin e dytë, kurse Milani ka 50 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.

Comments