Edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka i ka disa fjalë për arrestimin e 6 shtetasve turq. Në fakt ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar përgjegjësit, gjegjësishtë ka treguar se kush e ka ditur për arrestimin e tyre, shkruan Gazeta Observer.
Ndërkohë në emrin e gjashtë personave që ka listuar, Thaçin e ka rreshtuar si të parin dhe përgjegjësin kryesor.
Lexo postimin e plotë:
Vetem keta gjashte persona e kane ditur per debimin e 6 intelektualeve turqe ne Kosove
Hashim Thaçi, president, organizatori kryesor i ketij akcioni.
Behgjet Pacolli, miratuesi dhe ndihmesi kryesor i Thaçit.
Abelard Tahiri, Minister i Drejtesise, vetem zbaturs i urdherave te Thaçit.
Flamur Sefa, Minister i Puneve te Brendeshme, zbaturs i urdherave te Pacollit dhe Thaçit.
Shefi i AKI-se, zbatues i urdherave te Thaçit, njeriu i cili duhet te arrestohet, te pergjigjet penalisht, dhe te denohet per jeten e gjashte njerezeve.
Shpend Maxhuni, zbatues i urdherave te Thaçit, i cili po ashtu duhet te shkarkohet, arrestohet dhe denohet.
Viktima te Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit jan te kater keta persona, te cilet duhet te deshmojne te verteten, pastaj te shkarkohen presidenti, bashke me Pacollin!
Te dy keta njerez kane kryet nje veper penale, kane shkelur Kushtetuten e vendit, kane shkaterruar imazhin e Kosoves, si dhe kane rrezikuar jeten e diplomateve tane neper bote!