Shefi i Listës Serbe i jep afat Prishtinës: Formone asociacionin, ose…

460
fresco

Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe Listes Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të përsëritet ajo që ndodhi më 26 mars në veri – arrestimi i Marko Gjuriq.

“Nuk mund të që poshtëroni, të mos përfillni njerëz dhe të prisni që ata të mos mbrohen”, pohoi Rakiq.

“Përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që ta ndihmojnë Brukseli dhe Prishtinës që ta ruajnë fytyrën deri më 19 prill, që të nisin formimin e Asociacionit të komunave Serbe, ose ne do ta bëjmë vet”, ka thënë Rakiq për Politics, përcjell Klan Kosova.

Lista Serbe u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për ta formuar Asociacionin, përndryshe më 20 prill siç kanë njoftuar ata do ta bëjnë vetë atë.

Sa i përket arrestimit të Gjuriq nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, Rakiq ka thënë se ai nuk ka qenë arrestim por kidnapim.

Comments