United? Umtiti e thotë troç: Kjo është e ardhmja ime

447
fresco

Umtiti ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet mediatike pasi ka konfirmuar se është “shumë i lumtur” në “Camp Nou” dhe shumë shpejt do të rinovojë me Barcelonën.

Umtiti është objektivi kryesor i Manchester Unitedin për faktin se lojtari ka klauzolë 60 milionë euro dhe shumë lehtë mund të largohet nga “Camp Nou”.

LEXO EDHE:
‘Ylli’ i Barcelonës e konfirmon: Neymar do transferohet te Reali
Por, 24 vjeçari i ka dhënë sinjale katalunasve se është i hapur për rinovimin e kontratës, shkruan SYRI.net.

“Ka interesim nga klube të shumta, por po e përsëris sërish – kam shumë objektiva për t’i arritur me Barcelonën dhe në këtë moment as që diskutohet për largim”, tha fillimisht ai për “Canal+”.

“Në këtë botë gjërat po lëvizin shpejt, por ajo çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur”.

“Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time. Asgjë s’ka nisur ende, ndoshta Barcelona është e interesuar (për zgjatjen e kontratës), por ende s’kanë nisur bisedimet”, shtoi mes tjerash Umtiti.

Comments