Këto janë dëmet që era i shkaktoi në Spitalin e Pejës (Video)

560
fresco

Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe ato të reanimimit.
Bëhet e ditur se si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, pos një salle për raste urgjente.

Menaxhmenti i këtij spitali ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.

Comments