Buffon: Reali nuk është i pamposhtur

594
fresco

Giggi Buffon thotë se Real Madridi nuk është i pamposhtur dhe beson se Juventusi ka shanse për tu kaluar në gjysmëfinale.

“A është Reali i pamposhtur? Jo, asnjë ekip nuk është i pamposhtur”, u shpreh Buffon.

“Reali është një ekip i vështirë për ta mundur, por jo i pamundur. Duhet të jemi ambicioz, Juventusi është klub i madh që fiton gjithashtu tituj”.

Të martën në mbrëmje Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në “Allianz Stadium”.

Comments