Shefat i diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias…
Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, me 12 prill do të realizojnë një takim të ri në Shkup, njoftojnë mediat greke.
Burimet nga MPJ, për AIM, deklarojnë se ende nuk është caktuar koha e takimit të ri në mes Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.
Mediat greke komentojnë se takimi i radhës do të jetë kyç për bisedimet, ndërsa në kuadër të tij e përfshijnë edhe takimin e ri në mes dy ministrave.
Me 12-të të këtij muaji priten të takohen në Shkup dy ministrat, sipas burimeve të sigurta. Të theksojmë se Kotzias tha se në takimin e radhës me siguri do të bëhet një hap i rëndësishëm, publikon televizioni grek TV Alfa.