Gashi takon drejtoreshën e IRI-t, ja detajet

441
fresco

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar sot takim me drejtoreshën e IRI-t, Ilina Mangova.

Në këtë takim miqësor e konstruktiv është biseduar për bashkëpunimin e ngushtë të mëtejshëm të BESËS me këtë Institut relevant ndërkombëtar.

Gjithashtu është folur edhe për situatën aktuale politike në Maqedoni, ku është diskutuar edhe përfshirja e mundshme e BESËS në Qeveri. Me këtë rast BESA ka shprehur qëndrimin e saj se është e përkushtuar për të përkrahur reformat e nevojshme euro-integruese, por – nëse ka nevojë – mund të bëhet edhe pjesë e shumicës qeveritare vetëm për të shtyrë përpara agjendën euro-atlantike.
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të ketë edhe në të ardhmen.

Comments