Bejta prap godet Taravarin. Sa kam punuar në LLakavicë Taravari s’mund të punojë në tërë Gostivarin

508
fresco

Edhe pas miratimit të buxhetit komunal, kryetari i komunës së Gostivarit vazhdon fushatën e fjalëve dhe shpifjeve duke mos realizuar ende asnjë projekt në terren. Me avazin e vjetër vazhdoi edhe gjatë vizitës në fshatin Llakavicë, ku edhe njëherë vazhdoi të mashtron opinionin publik kur tha që në periudhën 2013 – 2017 në këtë fshat nuk është kryer asnjë investim.

Në kuptim të faktin që në këtë periudhë, zotëria nuk ka jetuar në Gostivar, kjo deklaratë e shpifur mund edhe të arsyetohet si pasojë e mungesës së informacionit, por të gjendesh në vendngjarje dhe të mos shohësh investimet e realizuara gjithandej fshatit, kjo gjendje mund të kualifikohet me termin “daltonizëm politik”.

Kujtojmë Taravarin që data 1 prill zgjat vetëm 24 orë, dhe jo 365 ditë. Sa për kujtesë, e vëmë në dijeni atë që në periudhën 2013 – 2017 në fshatin Llakavicë u relizuan mbi dhjetë projekte, aq projeke sa zotëria as për së afërmi nuk ka mundur të realizon për gjashtë muaj qeverisje në të gjithë territorin e komunës së Gostivarit.

Në mandatin e kaluar katërvjeçarë, u ndërtua muri mbrojtës nga hyrja dhe deri në qendër të fshatit në gjatësi prej 213 metrave.

U bë paisja e shkollës së fshatit me banka dhe ulëse të reja, u siguruan kompjutorë për nevojat e shkollës, u bë lyerja e hapesirave të shkollës dhe u vendos ndriçimi publik në terenin sportiv.

U bë zgjerimi i urës kryesore të fshatit, si dhe u bë shtrimi i shumë rrugicave me pllaka bekatoni, në sipërfaqë të përgjithshme mbi 3000 m2. Ndërkohë u bë nivelizimi dhe tamponimi i më tepër rrugicave në brendi të fshatit.

U bë vendosja e gypave në rrugën kryesore Llakavicë – Turçan i madh, me çka u bë e mundur që ujërat atmosferike të futen në rrjetin e kanalizimit. U siguruan pajisje për rrjetin e ujësjellësit të fshatit.

Po ashtu, u vendos ndriçim publik në fshat, dhe permanent u bë mirëmbajtja e rrjetit në mënyrë të regullt.

Dhe mbi të gjitha, u bë riasfalltini i rrugës kryesore prej Turçanit të madh në drejtim të fshatit Llakavicë, në gjatësi prej 1900 metrave, si dhe rregullimi i bankinave përskaj rrugës.

Janë këto projekte që banorët e Llakavicës i shfrytëzojnë për çdo ditë dhe askush nuk mund t’i anashkalon.

Kryetari i komunës, bënë mirë të fillon të punon dhe të mos merret me mashtrime, sepse, opinioni publik tashmë e ka të qartë që në mungesë të punëve, zotëria tenton të kamuflon situata të pavërteta. Me fjalë boshe dhe vizita jo produktive, asgjë nuk shkon në interes të qytetarëve të Gostivarit.

Comments