Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi do të mbahet sot në ora 14:00.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
“Unë dua të iu njoftoj që me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme është mbledhur sot kryesia e kuvendit, dhe ka vendosur që kërkesa e deputetëve të fillojë në orën 14:00, sa i përket debatit për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova. E kemi për obligim ndaj Kushtetutës që ta mbajm debatin e kërkuar nga deputetët. Seanca mbahet sot në orën 14:00”, ka deklaruar Haliti pas mbledhjes së Kryesisë.
Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është bërë nga Lidhje Demokratike e Kosovës, e cila poashtu ka kërkuar zgjedhje të reja, me arsyetimin se kjo qeveri nuk mund ta udhëheqë vendin.
Të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistani u arrestuan e u deportuan për në Truqi.