Nxënës të etniteteve të ndryshme si shqiptar, turq, rom, maqedonas nga shkollat
fillore të Tetovës në kuadër të projektit të USAID-it amerikan për integrimin
ndëretnik në arsim në hapësirat e shkollës së mesme profesionale “ Mosha Pijade”
në Tetovë kanë marrë pjesë në një panel diskutimi ku kanë diskutuar për tema që
kryesisht kanë të bëjnë me bashkëjetesën, paragjykimet dhe
stereotipet. Koordinatorja e projektit Xhevahire Pruthi Zajazi ka për qëllim
përmirësimin dhe përforcimin e integrimit ndëretnik.
Përgjegjësi për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës Ahmed Qazimi
deklaroi se ky projekt që realizohet në bashkëpunim më USAID-in është një
projekt shumë i qëlluar pasiqë temat të cilat janë përzgjedhur për të debatuar
nxënësit janë shumë të rëndësishme për krjijimin e politikave arsimore .
Tonikisht Ahmed Qazimi
Përndryshe ky projekt do të përfshijë edhe shumë shkolla fillore dhe të mesme të
Komunave me nacionalitete të ndryshme , për realizimin e këtij projekti nga USAID-I
amerikan janë ndarë 5 milion e 800 mijë dollarë , ky projekt ka filluar të realizohet vitin e kaluar
dhe i njëjti zgjat pesë vite./Transmeton Koha /
Comments

