VIDEO/ Liverpool 3 ‘shpulla’ Manchester Cityt, tradita fiton përballë milionave

494

Liverpooli dhe Manchester City zhvilluan në “Anfield Road” ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton SYRI.net.

Skuadra e Jurgen Koop mundi atë të Pep Guardiolës me rezultatin e pastër 3-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikim.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Liverpool i jashtëzakonshëm në pjesën e parë, Manchester City ‘në gjumë’
Të tre golat për “The Reds” u shënuan që në pjesën e parë.

Në minutën e 12-të është ylli i Liverpool, Mohamed Salah që shënon golin e avantazhit.

Aksion model i vendësve, topi mbetet në zonë dhe aty egjiptiani nuk fal, duke ndëshkuar Manchester Cityn.

“The Reds” nuk ndalen, duke shënuar në minutën e 20-të një supergol me anë të Chamberlain.

Ish-lojtari i Arsenalit lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e dërguar topin për të dytën herë në rrjetën e Cityt.

Mane del në skenë në minutën e 31-të. Salah kroson në zonë dhe sulmuesi zhytet me kokë, duke shënuar golin e tretë, 3-0.

Me këtë rezultat të pabesueshëm mbyllet pjesa e parë, ku Liverpool ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa ekipi i Guardiolës sikur ishte “në gjumë”.

Në pjesën e dytë Liverpool mbron me fanatizëm rezultatin dhe shkon në ndeshjen e kthimit i qetë, duke patur shumë mundësi për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League.

Comments