Liverpooli është me një këmbë në gjysmëfinale pasi ka mposhtur 3-0 skuadrën e Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Champions Leagues.
Guardiola nuk i ka pritur mirë golat që pësonte skuadra e tij në ‘Anfield’.
Megjithatë pas ndeshjes strategu spanjoll beson te “Remontada”.
“Rezultati për t’u përmbysur është shumë i vështirë, këtë s’mund ta mohojmë, megjithatë ne duhet të besojmë në përmbysje. Do të përpiqemi që të besojmë dhe më pas mund t’ia dalim”, shtoi ai.
Shikoni reagimin e Guardiolës: