Prokuroria jep detaje për të shtënat me armë në Reçicë të Vogël

856
fresco

Sonte në Reçicë të Vogël, në një përleshje midis dy grupeve, një person humbi jetën dhe disa u plagosën. Arsyet për këtë zënkë me armë deri më tani janë të panjohura dhe po punohet për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, përcjell InfoShqip.

“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments