Në kuadër të dy ndeshjeve të tjera që u zhvilluan sonte në kuadër të Europa Ligë, u takuan edhe Atletico Madrid – Sporting dhe RB Leipzig – Marseille
Atletico Madrid ka arritur që të shënoi një fitore jo fort bindëse kundër skuadrës portugeze Sporting.
Dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Madje, goli i parë ishte shumë i shpejt pasi që Koke shënoi në minutën e parë të takimit.
Kurse goli i dytë për madrilenët erdhi në minutën e 40 nga Griezman.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për portugezët të cilët kishin një mundësi të mirë për të ngushtuar rezultatin në fund të takimit, por Montero nuk e arriti këtë.
Në ndeshjen tjetër kishim një derbi gjermano francez.
Në këtë ndeshje u shënua vetëm një gol dhe ai erdhi në pjesën e parë të takimit, saktësisht në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Werner shënoi për rezultat 1-0.