E rëndë në Itali, vdes punëtori shqiptar

673
fresco

Një punëtor shqiptar 47 vjeç ndërroi jetë ndërsa ishte duke punuar në provincën e Piemontes të Italisë. Ai ishte duke punuar në rrugë, kur një makinë e ka përplasur për vdekje. Ylber Islami, babai i dy fëmijëve që jetonte me gruan në shtetin italian vdiq në punë, në autostradën A21, në rrugën që të dërgon në drejtim të qytetit të Torinos. Shqiptari ishte duke punuar në një kantier rrugor të hapur në këtë zonë. Ai u aksidentua në mënyrë fatale nga një automjet tip “Toyota”. Dyshohet se ishte një shofere që e ka përplasur shqiptarin, në kohën që ky i fundit ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme. Gjithashtu, bëhet me dije se shoferja është arrestuar dhe madje mbi të rëndon akuza: “vrasje e qëllimshme rrugore”. Aksidentet në punë të shqiptarëve në Itali janë të shumta.

Comments