Numri i personave të cilët kanë vdekur nga morbilet në Rumani ka arritur 46, pasi sot vdiq një foshnje 9-mujore nga Konstanca.
Qendra kombëtare për mbikëqyrje të sëmundjeve infektuese kumtoi se foshnja nuk ka qenë e vaksinuar.
Këtë javë në Rumani janë regjistruar 204 raste të reja të morbileve, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të kësaj sëmundje infektive në vend është pothuaj 12.000 të sëmurë.

