Jose Mourinho ka thënë se e ka përgëzuar trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolas për titullin që do ta fitojë këtë sezon në Premeirligë.
Manchester United e fitoi me përmbysje derbin ndaj Manchester City me rezultat 2:3, duke bërë që këtyre të fundit t’iu shtyhet festa për titull.
Pas përfundimit të ndeshjes, të dy trajnerët shtrënguan duart, duke përgëzuar njëri-tjetrin.
“Mora mundësinë që të përgëzojë Manchester Cityn për titullin sepse ata e merituan këtë”, ka deklaruar Mourinho.
“Po, e përgëzova për titullin, ata e merituan atë, më shumë pikë se të tjerët, nuk iu dhanë asnjë mundësi të tjerëve”, ka shtuar portugezi.

