Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku deri në një pikë janë qartësuar disa gjëra se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Të martën Real Madridi e shkatërroi Juventusin në Itali duke e mposhtur me rezultat 0-3 dhe duke hedhur kështu një hap të madh drejt fazës tjetër.
Ndeshja tjetër mes Sevillës dhe Bayernit përfundoi me fitoren e skuadrës gjermane dhe kjo iu jep avantazh të madh atyre për të vazhduar mw tutje.
Të mërkurën Barcelona mposhti Romën me rezultat të thellë 4-1 duke ia shuar shpresat italianëve për kualifikim në gjysmëfinale që në ndeshjen e parë, kurse Liverpooli befasoi të gjithë duke e mposhtur Manchester Cityn 3-0 në “Aneld”.
Tani sipas parashikimit të super-kompjuterit, rezultatet e të cilit janë raportuar nga Daily Mail, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve do të duket si më poshtë:
Liverpool – Real Madrid
Bayern Munich – Barcelona


