Ramush dhe Daut Haradinaj e nderojnë kolonel Avdyl Mushkolajn (Foto)

604
fresco

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij deputet, Dauti, sot kanë qëndruar në Deçan. Respektivisht dy gjeneralët e luftës së UÇK-së kanë marrë pjesë në një gëzim.

Që të dytë dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre sot kanë qenë të pranishëm në vënien e gurthemelit të shtëpisë së Avdyl Mushkolajt, kolonelit të UÇK-së.

Avdyl Mushkolaj është edhe kryetar i veteranëve të Dukagjinit, derisa në luftë është njohur për heroizmat e tij të pashembullt.

Mushkolaj e kishte lënë familjen në Zvicër për t’ju bashkuar luftës së UÇK-së në Deçan dhe rrethinë.

Comments