Oda e Mjekëve: Vitin e kaluar nga 280 mjek të licencuar 173 ikën nga vendi

525
fresco

Nga 280 mjek të licencuar në Maqedoni në vitin 2017-të, 173-të prej tyre janë larguar për në shtetet Evropiane, bëjnë të ditur nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë….

Sipas tyre shkaqet për largimin e mjekëve nga vendi janë të shumta, përfshi paga të ulëta, kërcënimet në vendet e punës, apo diskriminimi në avancim.

“Gjatë vitit 2017-të,nga 280 mjekë tanë që kanë thënë provimin e licencës dhe që kanë marrë licencat themelore për veprimtari mjekësore 173 nga ta janë larguar nga shteti,dhe ky është një numër alarmant. Problem tjetër që ne si Odë e Mjekëve e alarmuam viza vi organeve shtetërore dhe për organet shtetërore që krijojnë politika shëndetësore është mosha e avancuar e mjekëve. Në kemi moshë mesatare realisht në Maqedoni nga 58 vjet të mjekëve. Kjo është moshë jashtëzakonisht e avancuar ku ne hasim realisht një problem shumë seriozë në mungesë absolute të mjekëve, në pa mundësi të zëvendësimit të tyre dhe kjo është një alarm që ja ndezim organeve përgjegjëse shëndetësore që duhet urgjent të ndërmerren ndonjë aktivitet për përmirësimin e gjendjes së mjekëve që ata të tentojnë të ngelin në shtet”, tha Ilber Besimi, Oda e Mjekëve.

“Ne insistojmë nga ato që të kenë një rrogë dinjitoze,mos mendojnë për një rrogë të dalin jashtë. Unë kuptojë standardin por as se si mos ju shkojë ndërmend vetëm për rrogën të dalin jashtë, kërkojmë të bëhet një rrogë të dallon nga profesionet tjera .Ne kemi kërkuar që të jetë rrogë dinjitoze dhe kemi kërkuar që rroga të mos jetë më pakë se 1500 euro”, tha Nevzat Elezi, kryetar i Odës së Mjekve në Maqedoni

Me sfidat e lartëpërmendura përballet edhe mjekja Luljeta Ismaili, por ajo thot se nuk duhet të humbet shpresa për përmirësimin e kushteve edhe për mjekët në Maqedoni.

“Probleme ka gjithmonë dhe nuk mbarojnë problemet, duhet të jemi optimist më tepër shkaqet dihen, se mjekët e rijnë motrat medicinale ikin nga vendi jonë, shkaku I pagave të ulëta I mjekeve dhe motrave medicinale mirëpo për deri sa e kemi qëllimin human, profesionin human nuk duhet ti humbim shpresat shkaku I atyre shkaqeve, por duhet vazhdojmë me punë tonë se ndoshta një ditë do të jemi të kënaqur si mjekët e shteteve Evropiane”, tha Luljeta Ismaili, mjeke.

Gjermani, është shteti më I preferuar ku mjekët e rijnë duan të vazhdojnë karierën e tyre profesionale, dhe së fundi ky shtet me mira mjekë ka pranuar nga shteti ynë. Ndërkohë për të parandaluar ikjen e mjekëve të rijnë nga vendi, Oda e Mjekëve shqiptarë ka përgatitur një ligj për mbrojte shëndetësore, të cilin e kanë dërzuarr në Qeveri dhe në ministrin e shëndetësisë.

Kryetari i Odës së mjekëve të Maqedonisë shpreson se ky propozim ligj do të merret parasysh dhe të filloj proceduar per miratimin e te njëjtin te kuvendin e Maqedonsë.

VISAR SADIKI

Comments