Nga LDK-ja tregojnë se a është shëruar Mustafa dhe kur do t’i kthehet punës

560
fresco

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas disa muaj qëndrimi në Gjermani, atje ku edhe e ka marr trajtimin mjekësorë, shkruan Gazeta Observer.
Bajram Gecaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një prononcim të shkurtër për Gazetën Observer, ka njoftuar se gjendja e liderit të LDK-së, është mirë, por se duhet të vazhdojë tretmanin edhe në Prishtinë.

“Kryeministri Mustafa është kthy dhe është mirë me shëndet, edhe pse sipas instruksioneve të mjekut ka nevojë të vazhdojë tretmanin edhe për një kohë në Kosovë”, ka njoftuar për Gazetën Observer, Gecaj.

Ndërkohë i pyetur se a është takuar direkt me të dhe a do t’i kthehet së shpejti punës në parti, parti kjo e cila ka disa muaj që ka mbetur pa liderin e saj, ai nuk ka dashur të jap më shumë detaje.

Ndryshe, Mustafa ishte prekur fillimisht nga një grip pastaj edhe nga sindroma GBS, i cili është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

E simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar./Gazeta Observer

Comments