VMRO-DPMNE dorëzon në Kuvend interpelancën ndaj Qeverisë

485
fresco

VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të kryeministrit Zoran Zaev…

Nga VMRO-DPMNE e konfirmojnë këtë duke deklaruar se, nuk janë ftuar mediat, për shkak të festive. Kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosvki pret që gjatë ditës së mërkurë të thiret seance ku do të diskutohet në lidhje me mocionin e mosbesimit, ndërsa në fund të ditës i njejti edhe të votohet.

“Gjatë ditës së mërkurë pres që të votohet mosbesimi I qeverisë dhe të shikojmë se si do të mundemi të zhvillojmë Republikën e Maqedonisë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër që shkon me të”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickovski gjithshtu informoi se pas raundit të ri të bisedimeve në mes ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov me homologun e tij Ggrek Nikos Kocijas, do të mbahet takimi I liderëve për çështjene emrit. Mickovski tha se prêt që gjatë këtij takimi të informohet drejtë dhe qartë në lidhje me zhvillimin e bisedimeve për emrin.

“Shikojmë një të ashtuquajtur optimizëm të ri, të cilën kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme e artikulojnë me opinionin. Të shohim se në çfarë bazohet ajo, a është edhe një optimizëm i pa argumentuar dhe blof, apo përsëri ka njëfarë përparimi. Shpresoj që në atë takim të liderëve do të marrim vesh për detajet lidhur me këtë”, tha Mickovski.

Takimi në mes ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe atij grek Nikos Kocijas pritet të mbahet më 12 prill, ndërsa kryeministri Zaev ka theksuar se nesë pas këtij takimi të ministrave do të ketë edhe takim të kryeministrave, kjo do të nënkuptonte se kontesti shumëvjeçar do të merr fund.

Comments