Krasniqi: Thaçi e Vuçiq po i ndihmojnë njëri-tjetrit për t’u faktorizuar

550

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka minimizuar bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Krasniqi ka thënë në televizionin T7, se bisedimet mes Thaçit dhe homologut serb nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati.

Krasniqi ka vlerësuar se Thaçi e Vuçiq nuk po bëjnë asgjë më shumë, veçse po mundohen të faktorizojnë vetveten.

Sipas Krasniqit, Thaçi e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e tij si president i vendit.

Comments