Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Tanku”, lëndë e Prokurorisë Speciale Publike.
Në rastin “Tank” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik Gjoko Popovski.
Të gjithë këta persona akuzohen për blerjen luksoze të Mercedesit për llogari të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Blerja e kësaj makine luksoze i ka kushtuar buxhetit të shteti më shumë se një gjysmë milioni euro.

