Një ndër personat më të pasur të Gjermanisë, është zhdukur që prej të shtunës dhe ka vënë në alarm të gjithë.
Bëhet fjalë për Karl-Erivan Haub, 58-vjeçarin më të pasur në Gjermani.
Ai kishte shkuar në alpet zvicerane për ski, por nuk ishte kthyer më që prej të shtunës.
Në një prononcim për mediet, vëllai i tij tha se ende shpresonte që Haub do të gjendet, por familja e tij ishte “përgatitur” për lajme të këqija.
Adriano Favre, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Luginën e Aosta është shprehur për gazetën zvicerane:
Situata është e pashpresë, zoti Haub ka braktisur makinën në Matterhorn. Zona është e madhe, është një zonë akullnajore…”
Mirëpo, disa mendojnë se Haub, pronar i një rrjeti të madh supermarketesh Tengelmann është vrarë.




