Ferguson në gjende të rëndë, dërgohet me urgjencë në spital

407
fresco

SIR Alex Ferguson po lufton me vdekjen.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sonte pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Sir Alex Ferguson ka pësuar një hemorragji cerebrale në tru”, ka thënë një zëdhënës i Manchester United për tabloidin britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Në anën tjetër ‘Daily Mail’ shkruan se një ambulancë ka ardhur në shtëpinë e Fergusonit në Cheshire rreth orës 20:00, për ta dërguar 76 vjeçarin në spitalin e qarkut në Macclesfied.

Familja e tij kërkon privatësi në këtë çështje

Skocezi ka 49 trofe gjatë karrierës së tij duke përfshirë 13 tituj në Premier League dhe 2 Champions League.

Comments