
Të rinjtë Shqiptar, Turk dhe Boshnjak që jetojnë në Shkup, ditwn e premte më 18 maj, do të organizojnë protestë për të dënuar veprimet e përgjakshme të Izraelit. Protesta do të zhvillohet pas namazit të xhumasë pranë Xhamisë Murat Pasha.
Në ngjarjet të cilat filluan me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds pavarësisht reagimeve nga e gjithë bota, nga zjarret e hapura të ushtarëve izraelitë u masakruan 61 persona prej të cilëve një foshnje. Të rinjtë për të dënuar këtë hap që injoron të drejtat legjitime të popullit palestinez do të mblidhen me sloganin “Kudsi është i Palestinës”.

Të rinjtë do të mblidhen pas namazit të xhumasë pranë Xhamisë Murat Pasha, ku do të falin namazin e xhenazes në mungesë. Pas kësaj do të lexohet Kuran dhe do të jepen deklarata për media. Pritet pjesëmarrje e madhe e të rinjve.