Kërkohet padi ndaj Serbisë, helmoi nxënës dhe punëtorë më 1990

313

Nazmi Bajra edhe pas gati 30 vjetwsh e ka të freskët ngjarjen tragjike të helmimit të nxënësve kosovarë në pranverën e vitit 1990, pjesë e së cilës ishte edhe vetë ai.

Ai kujton momentin kur uji kishte mbuluar këtë hapësirë të shkollës së mesme profesionale “Fan Noli” në Podujevë.

kohës kur bashkë me nxënës të tjerë u urdhëruan ta pastronin dyshemenë e mbuluar me ujë, që kishte arritur deri në 12 centimetra, atyre kishin nisur t’u shfaqeshin simptomat e para si: shtrëngim muskujsh, vjellje, alivanosje e çrregullim ndjenjash, që atë dhe shumë të tjerë i la me pasoja.

Bajra tregon se si në spitalin e Prishtinës, pas analizave që i ishin bërë, mjekët kishin konstatuar se bëhej fjalë për helmim me një lloj helmi toksik.

I helmuar kishte mbetur edhe Avdi Seta, i cili në atë kohë ishte maturant.

Ai thotë se pas trajtimit në spital, për të shpëtuar, ishte detyruar të kërkonte shërim edhe në Gjermani, ku qëndroi dhe u trajtua atje për një periudhë të gjatë.

Pikërisht për faktin se ky akt i sigurimit sekret serb nuk u ndëshkua kurrë, të prekurit nga helmimi në atë kohë, nga Podujeva kanë vendosur që ta padisin Serbinë në Gjykatën e Strasburgut.

Tashmë është formuar Këshilli Organizativ, i cili ka angazhuar një avokat ndërkombëtar për t’u marrë me këtë çështje.

Ndërkaq, ka nisur të mblidhet dokumentacioni i nevojshëm i secilit të helmuar të asaj kohe, në mënyrë që të merren si dëshmi për këtë rast.

Podujeva nuk ishte e vetmja komunë që pësoi nga helmimi.

Një helmim masiv i nxënësve nëpër shkolla ku kryesisht mësonin shqiptarët, filluan në mars dhe vazhduan gjatë gjithë muajve të pranverës së vitit 1990. Numri i të prekurve nga helmimi toksik arriti në rreth 8000.

Comments