LSDM-ja paralajmëroi ndryshim të funksionimit të Kuvendit

“Sipas planit tonë do t’i obligojmë të gjitha komisionet amë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të obligueshme të hapen ndaj organizatave joqeveritare odave, sindikatave edhe atë jo vetëm për debate për ligje, por gjithashtu edhe për debate mbikëqyrëse”, theksoi Shekerinska në konferencë për shtyp.
LSDM-ja planifikon deputetët të zgjidhen përmes listave të hapura, të kufizohet shfrytëzimi i miratimit të ligjeve në procedurë të shkurtuar, kryetari i Kuvendit një herë në vit të referojë para komisionit ligjdhënës-juridik për atë sa shpesh janë shfrytëzuar procedurat e shkurtuara dhe të rishikohet mënyra e pagesës së shpenzimeve rrugore të deputetëve të cilët jetojnë jashtë Shkupit.
“Vlerësojmë se vetëm me masa të tilla do të mundemi ta kthejmë fuqinë, rëndësinë dhe besimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Vetëm në mënyrë të tillë do të kemi kuvend të fuqishëm i cili do të jetë në gjendje ta kontrollojë pushtetin ekzekutiv”, tha Shekerinska.