Dialogu – Bërnabiq: Qeveria e Serbisë mbështet plotësisht Vuçiqin

432

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se i duket se bisedimet në Bruksel kanë qenë shumë të vështira dhe se qeveria do të qëndrojë pranë presidentit të Serbisë dhe do t’i japë atij mbështetje të plotë në bisedimet e mëtejshme.

Ajo ka bërë me dije se është dëgjuar mëngjesin e sotmë me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Serbia sot ka nevojë të hapë dy kapituj të rinj në negociatat me BE -në dhe Bërnabiq theksoi se vendi i saj ka pasur pesë kapituj të gatshëm.

” Ne vazhdojmë, presim hapjen e kapitujve të tjerë deri në fund të vitit”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Comments