Godet LSDM-ja: Ivanovi po punon në dëm të shtetit

304

Gjorge Ivanov po punon në dëm të shtetit, kundër Maqedonisë dhe kundër të ardhmes së vendit, ka reaguar LSDM-ja, përmes një komunikate për media.

“Ivanovi nuk guxon të bllokojë të ardhmen e Maqedonisë. Në periudhën kur vendi është para shansit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe para shansit për marrjen e ftesës për në NATO, Ivanov vazhdon me politikat destruktive me çka i bën dëm shtetit dhe qytetarëve. Për të ardhmen nuk do të vendos Ivanovi desktruktiv, por gjithë qytetarët”, thonë në LSDM.

Comments