RDK-ja e Zendelit pezullon “Aleancën pë shqiptarët”, miraton platformën me BESA
Rilindja Demokratike Kombtare e Fadil Zendelit ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror në zyrat e RDK-së në Tetovë. Kryetari i RDK-së Fadil Zendeli foli për aktualitetitin politik, zhvillimet brenda RDK-së dhe përpjekjen e bashkëpunimit me partit tjera jashtparlamentare.
Pas elaborimit të përgjithshëm në një atmosferë të debatit konstruktiv dhe të argumentuar Kuvendi Qëndror i RDK-së i solli vendimet si më posht.
1. Pezullimin e pjesëmarjes së RDK-së në koalicionin “Aleanca për shqiptarët”. Kjo për arsye se LR-PDSH dhe kryetari i saj nuk reflektoi konstruktivitet bashkëpunimi me organet legjitime të RDK-së dhe duke i shkelur vendimet e organeve partiake ajo zgjodhi të bashkëpunoj me kryetarin e shkarkuar nga kuvendi i RDK-së, organ i cili edhe e ka zgjedhur, aq më tepër kur platformën e “Aleancës për shqiptarët” e ka votuar Kuvendi qendror i RDK-së si organ partiak.
2. Kuvendi Qëndror i RDK-së e miratoi platformën politike të hartuar nga grupet punuese të RDK-së dhe Lëvizjes Besa. Kjo platform do të jetë ofertë e përbashkët me të të cilën RDK dhe Lëvizja Besa do të garojnë në zgjedhjet e radhës. Me qëllim që artikulimi i kërkesave të shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm, edhe më tej mbetemi të hapur për bashkëpunim me partite tjera, OJQ dhe grupet e interesit. Gjykojmë se vota e çdo qytetari ka rëndësi të veçant, prandaj i ftojmë ato që ti bashkangjiten këtij koalicionimi me qëllim që ndryshimi të vij sa më fuqishëm.
3. I bëjmë apel faktorit ndërkombëtar në veçanti SHBA-ve dhe BE-së si garantues të marrëveshjes së arritur në mes katër subjekteve të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për tejkalimin e krizës politike në mënyrë institucionale me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
4. Kuvendi Qëndror i RDK-së i jep përkrahje dhe mbështetje të parezervë Prokurorisë Speciale si shpresë e vetme për ta rikthyer sado pak sistemin e vlerave të vërteta europiane. Gjykata speciale do të ishte një lehtësim dhe përshpejtim i proceseve të Prokurorisë Speciale me qëllim që të bëhet dekriminalizimi i individëve dhe institucioneve shtetërore.