« Marrëveshja Maqedoni – Greqi » Osmani në “Different”: Ivanov është figurë e vogël politike për të penguar këtë “fortunë” pozitive (VIDEO)

Osmani e cilëson Ivanovin si një figurë të vogël politike i cili nuk mund të ndalë "fortunën" që ka marrë tanimë Maqedonia dhe rajoni drejt integrimeve euro-atlantike.

405

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “Different” në Zhurnal TV me gazetarin Destan Jonuzi, midis tjerash ka folur edhe për refuzimin e presidentit Gjorge Ivanov për të nënshkruar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Osmani e cilëson Ivanovin si një figurë të vogël politike i cili nuk mund të ndalë “fortunën” që ka marrë tanimë Maqedonia dhe rajoni drejt integrimeve euro-atlantike.

“Presidenti Ivanov është faktor jo shumë i rëndësishëm në këtë proces. Aq i madh është ndikimi i kësaj marrëveshje, aq është e madhe energjia që është lëshuar prej nënshkrimit të kësaj marrëveshje, që nuk e ka lënë indiferent tërë botën, është figur e vogël politike Zoti Ivanov për të penguar një fortunë të till pozitive e cila është përhapur më 17 qershor në rajon. Ajo që është me rëndësi është ajo se ne duhet tju shpejgojmë qytetarëve se farë fitohet dhe ka humbet me ketë marrëveshje, dhe çka do të humbështe nëse do të dështonim këtë marrëveshje”, thotë në intervistë për emisionin “Different”, Bujar Osmani, Zëvendës kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Sipas tij, paknaqësitë janë deri diku normale, po të mos kishte paknaqësi në dy shtetet atëherë nuk do të ishte kompromis, atëherë do të kishim të bëjmë me një zgjidhje asimetrike e cila e kënaqë njërën palë por e lë të paknaqur palën tjetër.

“Kompromisi nuk i ka këto parime, mirëpo duhet të dallojmë a janë paknaqësitë autentike që janë legjitime, njerëzit janë emocional, mendojnë se janë të lidhur me emrin e vendit, me emrin e institucioneve dhe është legjitime të ketë rezistenc dhe paknaqësi. Unë kam frikë se një pjesë e paknaqësisë ëhstë e imponuar qoftë nga politika e brendshme, për nevojat e politikës ditore, e qoftë nga gjeo politika me qëllim që të kidnapohet ky mllef, kjo energji e pankaqësisë dhe të orjentohet në drejtim që nuk ka lidhje me zgjidhjen me procesin, por ka lidhje se kujt i takon Maqedonia, perendimit apo lindjes, prandaj duhet mirë të defeinojmë se për çfarë paknaqësie bëhet fjalë”, thekson Osmani.

Mendoj, shprehet mëtej, Osmani se qytetarët kanë nevojë për stabilitet politik, për siguri për paqe, për zhvillim ekonomik, për standart jetësor, për vende të reja të punës për paga më të larta, shkollim cilësor etj., këto i mundëson kjo marrëveshje Maqedoni – Greqi.

Comments