Izet Zeqiri
Lexoj shkrime nga individë dhe portale të cilët kërkojnë që ne, anëtaret shqiptarë të braktisim ASHAM-in me shkas se nuk qenka zgjedhur akademik, Prof. Dr Reinhard Priebe, e qenka zgjedhur anëtarë i jashtëm akademiku Vlladimir Kostiç.
Katër vota të akademikëve shqiptarë nuk janë 24 vota sa duheshte që të marrë vota ky kanididat. Por për ne ka patur rëndësi se në këto zgjedhje në ASHAM, një anëtarë nderi i akademisë u zgjodh piktori i famshëm shqiptar Omer Kaleshi.
Jemi duke punuar me përkushtim dhe të bindur që ASHAM ende nuk është në nivelin ideal që duhet të jetë, por drejtimi që i kemi dhënë ne, anëtarët shqiptare kësaj akademie na bën optimist në arritjen e qëllimeve që këtë instituicion ta bëjmë vatër shkences dhe të artit shqiptar, dhe kjo nuk na lejon të heqim dore nga ky mision.
Akuzat ndaj nesh do të jenë të përkohshme dhe le të bien vetëm ndaj nesh, ndërsa Akademia do të jetë e qytetarëve, përfshirë edhe e atyre shqiptarë të cilët do ti shijojnë edhe benefitet dhe të mirat e kësaj akademie.
Ne jemi përkushtuar që të vazhdojmë betejën tonë që nga brenda të punojmë dhe avancojmë këtë institucion, nga e cila mendojmë se në asnjë situatë nuk guxojmë të heqim dorë.
Braktisja e ASHAM-it nga akademikët shqiptarë do të ishte vetëm nje dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd, por do të na dëmtonte neve shqiptarëve. Ne duam të vazhdojmë sukseset, përparimin dhe pavarësinë e Akademisë dhe jo të ikim nga përgjegjësia.