Hoxhë Halil Kastrati nuk e ka ndërmend të ndalet, ja çfarë bëri sot

841

Nuk e ka ndërmend të ndalet së bëri vepra të mira. Bëhet fjalë për një njeri që po e duan të gjithë në Kosovë, e jashtë kufijëve të saj, hoxhë Halil Kastratin, nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’.

Ai , edhe përkundër sprovës së madhe të cilën ia ka sjell zoti, sëmundjen e djalit Uweisit, vazhdon të ndihmojë njerzit në nevojë, shkruan Gazeta Observer.

Derisa dje në mes lotësh ia kumtoi një personit se u bë me banesë, dhe një tjetri ia dhuroi 10 mijë euro për shërimin nga një sëmundje, sot bëri një familje me ujë të pijshëm, një gjë me shumë rëndësi për jetën.

Kështu ka njoftuar vet ai përmes Instastory në Instagram.

Hoxhë Kastrati nuk po ndalet duke sjell shpresë për jetë tek njerzit, derisa vazhdimisht kërkon nga qytetarët anembanë vendit që të luten për shëndetin e djalit.

Comments