
Shkëndija e Tetovës ka fituar edhe në “testin” e fundit me Vorskla Poltava-n e Ukrainës të zhvilluar në Slloveni në kuadër të përgatitjeve para eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. “Kuqezinjët” e mbyllën me rezultat 3:1, me golat që u shënuan nga Emini, Murati dhe Zejnullahu, ndërsa nuk munguan edhe rastet tjera të tetovarëve, me kapitenin Alimi që goditi dy herë shtyllën, duke gjuajtur nga distanca.

Për shkëndijën ky ishte takimi i fundit kontrollues në Slloveni, ndërsa në Tetovë rikthehen të hënën për të vijuar me përgatitje para ndeshjes me The Nju Sents nga Uellsi në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. /Opinion.mk