Arrestohet serbi pasi rrahu bashkëshorten shqiptare
Të hënën në Rahovec, është arrestuar një i dyshuar mashkull i komunitetit serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.