Shkelet me veturë një grua në rrugët e Shkupit

333

Sipas informacioneve që gjenden në buletinin e MPB-së, dje rreth orës 19 në rrugën ‘Ferid Murati’ në Shkup vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.F.(29) nga Shkupi e ka shkelur këmbësorin Gj.S.(70) nga Shkupi.

Nga aksidenti Gj.S. është lënduar dhe me veturën e njëjtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime të rënda, transmeton Almakos.

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Comments